Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur se projekti i autostradës Kashar–Rrogozhinë do të nisë ndërtimin brenda këtij viti. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi se janë përmbyllur të gjitha detajet e fundit të projektit dhe tashmë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar dokumentin e zbatimit. Ai e ka cilësuar këtë projekt si një tjetër hap të rëndësishëm për realizimin e Korridorit Blu dhe për krijimin e një lidhjeje të drejtpërdrejtë veri–jug, që do të kontribuojë në modernizimin e infrastrukturës rrugore të vendit.  “ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe do të nis menjëherë procesin e shpronësimeve, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve brenda këtij viti. Kashar–Rrogozhinë është pjesë...