Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në 27 gusht pamje nga Thethi, të mbushur me turistë. Rama e konsideron këtë zonë turistike një magji të Alpeve Shqiptare. “Mirëmëngjes dhe me magjinë e Thethit, mes majave të Alpeve Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri. Në Alpet Shqiptare, Thethi është një nga vendet më të veçanta për t’u vizituar në Veri. Me peizazhe të bukura, male, shtigje dhe një atmosferë të qetë, është vendi ideal për këdo që do të kalojë kohë në natyrë dhe larg zhurmës. Thethi është shumë i preferuar nga ata që merren me hiking, pasi ofron shtigje dhe rrugë malore për të eksploruar zonën dhe për të shijuar pamjet. Përveç ecjeve në mal, vizitorët mund të provojnë edhe zip line-in, i...