Berisha për protestat e fundjavës: 500 mijë qytetarë, kryengritja paqësore më e fuqishme
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestat e mbajtura dy ditët e fundit në Tiranë. Në një konferencë për mediat, ai u shpreh se në protestat e fundjavës morën pjesë rreth 500 mijë qytetarë. Berisha gjithashtu u ndal te thirrjet kundër opozitës, duke i quajtur këta persona si opozitë të opozitës. “Fundjava që kaloi, kryengritja paqësore më e fuqishme apo protesta paqësore më e fuqishme e njohur në histori mund të quhet si yikendi i diasporës, i atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që udhëtuan mijëra e mijëra kilometra, nga toka, deti dhe ajri dhe u bashkuan me bashkëatdhetarët e tyre për largimin e regjimit autoritar më të egër që Shqipëria ka njohur pas diktaturës totalitare të Enver Hoxhës....
Burimi:
ntv.al