Berisha: PD vazhdon ripërtëritjen, javën tjetër mblidhet Këshilli Kombëtar për organigramën drejtuese
Lideri i Partisë Demokratike bëri publik lajmin se javën e ardhshme mblidhet Këshilli Kombëtar i PD për organigramën drejtuese Anesti Barjamemaj, A2CNN: Zoti Berisha, të ndalemi pak te dy fundet e dy përgjigjeve tuaja. Te ripërtëritja dhe te vendimet e kryesisë. Kur do të mbarojë ripërtëritja e Partisë Demokratike, që do të mblidhet kryesia e re me sekretariatin, dhe a keni menduar ju për ekipin e ri drejtues që do të jetë në krye të Partisë Demokratike? Sali Berisha: Në fillim të javës tjetër do bëhet mbledhja e Këshillit Kombëtar për të finalizuar të gjithë organigramën e organeve drejtuese të Partisë Demokratike. U garantoj dhe shpreh besim të madh, se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do t'i përmbahet me vendosmëri motos së kuvendit: ripërtëritje, ripërtëritje,...
Burimi:
syri.net