Berisha: Mobilizim për protestën, fundi politik i regjimit të Edi Ramës është i afërt

Berisha: Mobilizim për protestën, fundi politik i regjimit të Edi Ramës është i afërt

Në bashkëbisedimin e fundjavës me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD, Sali Berisha garantoi mbështetje të plotë të opozitës për qindra protestues që dalin çdo ditë kundër qeverisë. Protesta e kesaj tes htune shtoi Berisha, do të jetë masive dhe madhështore sepse do të marrë pjesë edhe diaspora. “Sot, kjo protestë merr përmasat më të jashtëzakonshme që nga fillimi i saj, pasi demokratet e demokratët, mbështetësit e PD po vërshojnë nga të katër anët e Shqipërisë. Qytetaret dhe qytetarët pa parti po vërshojnë nga të katër anët e Shqipërisë. Dhe përveç kësaj, diaspora shqiptare ka mësyrë vendin e vet dhe rrugët, aeroportet, tragetet sjellin dhjetëra mijëra shqiptarë këtë natë në protestën më kulmore rinore qytetare të kombit shqiptar në Tiranë për dorëheqjen e narkodiktatorit,...