“Berisha kërkon ta sundojë PD”, analisti ‘shpërthen’ ashpër: Partia do të shuhet bashkë me kryedemokratin

“Berisha kërkon ta sundojë PD”, analisti ‘shpërthen’ ashpër: Partia do të shuhet bashkë me kryedemokratin

Analisti Mustafa Nano tha në një studio televizive se PD-ja do të vdesë bashkë me Berishën dhe se e njëjta gjë do ndodhë dhe me PS-në dhe Ramën. Duke vijuar Nano tha se Rama e kontrollon më fort PS-së sesa Berisha PD-në. “Salianji është i dobët, po e qorton fort Berishën, pikërisht tani që Berisha i thotë je i vetëpërjashtuar. Njerëz të tillë nuk demonstrojnë as inteligjencë as ndershmëri. Gjërat që Salianji i thotë Berishës, që është i përzier me krimin e organizuar, duhet t’ia thonte më parë. Është sëmundje e politikës shqiptare. Kjo ndodh dhe me PS, me Spiropalin. Më vjen dhe keq t’i kritikoj këta se janë kundër establishmentit. Kritika e bërë në këto momente dhe me këto motivacione nuk i nderon këto...