Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ftoj çdo demokrat të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar në Tiranë, duke u kërkuar demokratëve dhe qytetarëve që të angazhohen për mbarëvajtjen dhe suksesin e saj. Berisha vlerësoi protestën qytetare në bulevardin e Tiranës, e cila vijon tashmë prej 49 ditësh, duke e cilësuar atë një lëvizje të rëndësishme dhe duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për presione ndaj pjesëmarrësve. “Gjatë kësaj jave vazhdoi me heroizëm epik protesta rinore qytetare në bulevardin e Tiranës, pavarësisht nga terrori qeveritar i Edi Ramës dhe falangave të tij të krimit ndaj eksponentëve të kësaj proteste dhe pjesëmarrësve të saj”, u shpreh Berisha. Ai tha se protesta paqësore e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë ka vijuar...