Berisha: Edi Rama vonoi IBAR-in, Albanian Digital Solution u krijua për të vjedhur paratë e qytetarëve
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me konferencën e tetë ndërqeveritare sollën pergjigjen e kryedemokratit Sali Berisha.Me anë të një video ne rrjetet sociale lideri opozitës akuzoi kreun e qeverisë, si shkaktarin kryesor për vonesën e miratimit të raportit të piketave të ndërmjetme. “Kurse përsa i përket IBARI-t, të gjithë shqiptarët sot e morën vesh se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provohen se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës”, tha Berisha. Berisha komentoi dhe krijimin e agjencisë së re shtetërore simotër të AKSH-it, Albanian Digital Solution duke e quajtur një manovër të qeverisë për të vjedhur paratë e qytetarëve. “Pra, sipërmarrjet e tij dixhitale janë, sipërmarrje në të cilat, janë kofshët e...
Burimi:
vizionplus.tv