Berisha: Çdo shqiptar që beson te liria duhet të dalë në protestë kundër këtij regjimi të urryer diktatorial

Berisha: Çdo shqiptar që beson te liria duhet të dalë në protestë kundër këtij regjimi të urryer diktatorial

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës së 1 gushtit. Berisha deklaroi se protesta është një përballje me atë që ai e cilësoi si “regjimi më i urryer diktatorial” pas periudhës së Enver Hoxhës, duke ftuar çdo qytetar që beson te liria të marrë pjesë. “Çdo shqiptar që beson te liria duhet të dalë në protestë kundër këtij regjimi”, u shpreh Berisha, ndërsa vlerësoi sakrificën e të rinjve dhe qytetarëve që, sipas tij, prej dy muajsh mbajnë gjallë “pishtarin e shpresës”. FJALA E BERISHËS: Të dashur miq, sot është 1 gushti. Sot, shqiptarët nga mbarë bota, do të vërshojnë në protestën epike, rinore e qytetare, e cila është bërë e famshme në...