Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

Bashkimi i votave të PD dhe PS, Koçi: Mund të paralajmërojë reduktim drastik të Parlamentit

Politikani Petro Koçi komentoi rezolutën e miratuar me konsensus nga mazhoranca dhe opozita ditën e sotme në Parlament. Duke folur në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, Petro Koçi u shpreh: “Të gjithë e dimë që rezolutat parlamentare nuk është se nga pikëpamja kushtetuese kanë ndonjë rëndësi sipërore, por duhet marrë si një gjest pozitiv. Ndërsa, nga ana tjetër, sigurisht që është normale që të gjithë të kemi pikëpyetje lidhur me të ardhmen. Pra, çfarë mund të paralajmërojë konsensusi mes të dyja palëve? Sepse të gjithë do ta kishin frikë një “21 prill 2008” të ripërsëritur me Parlamentin, me numrin e deputetëve të Parlamentit. Sigurisht nga publiku mund të pritet pozitivisht, por nëse do të kemi një reduktim drastik dhe që shoqërohet edhe...