Bamir Topi thirret si dëshmitar në gjyqin e dosjes “Partizani”, dëshmon sot në GJKKO

Bamir Topi thirret si dëshmitar në gjyqin e dosjes “Partizani”, dëshmon sot në GJKKO

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, është thirrur si dëshmitar në gjyqin e themelit për dosjen “Partizani”, që zhvillohet këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Sipas informacioneve, Topi pritet të japë dëshminë e tij në seancën e planifikuar të nisë në orën 11:00. Dosja “Partizani” është një nga proceset më të bujshme që po shqyrtohet nga GJKKO dhe lidhet me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.