Balla: Ky Kuvend vazhdon deri në 2029, kreu i grupit të PS krahason protestuesit me sjelljen e nazistëve
Mbledhja e parlamentit zgjati më pak se dy orë dhe në mungesë të deputetëve demokratë, deputetët socialist diskutuan të vetëm për kërkesat e protestuesve. Në emër të mazhorancës, kryetari i grupit parlamentar taulant balla deklaroi se askush nuk mund ti bëjë presion parlamentit, duke theksuar se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë “Jo sot, por çdo ditë, ky Kuvend, deri në maj të vitit 2029, do të vazhdojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do t’i qëndrojë besnik 856.177 votave që na kanë sjellë në këtë sallë”, tha Balla. Nga brenda sallës së kuvendit Taulant Balla komentoi protestën jashtë, duke i krahasuar protestuesit me nazistët. “Nazizmi kështu lindi: duke sulmuar Reichstag-un, duke i vënë zjarrin...
Burimi:
vizionplus.tv