Avokati: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm

Avokati: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm

Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme që e detyron klientin e tij të qëndrojë në “kafazin e xhamtë” gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Në një prononcim për mediat, Cakrani e cilësoi këtë vendim si “të turpshëm” dhe tha se ai dëmton imazhin e drejtësisë shqiptare. “Sipas tij, ky është një nga ato vendime që e turpërojnë gjykatën. Ne e bëmë kërkesën tonë dhe gjykata e rrëzoi, duke iu referuar rasteve të një ukrainasi dhe një rusi. Ukrainasi akuzohej për 43 vrasje, ndërsa rusi për cenim të rendit kushtetues”, u shpreh Cakrani. Avokati shtoi se, sipas tij, krahasimi i rastit të Metës me këto dy raste është i papranueshëm dhe bie ndesh me standardet e drejtësisë....