“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kundërshtoi sot planin e socialistëve për ndarjen e re territoriale, duke argumentuar se shkrirja e 15 bashkive nuk bazohet në analiza apo kërkesa të qytetarëve, por në llogari politike. “Propozimi për të reduktuar numrin e bashkive është një lojë numrash. Ndërkohë që duhej të kishim ndërtuar një reformë që niset nga funksionet dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor, nga bashkitë që janë të afta të ofrojnë më shumë shërbime, të menaxhojnë më mirë territorin dhe të kenë qëndrueshmëri financiare. Nuk është produkti final ai që ka rëndësi. Rëndësi ka procesi. Rëndësi ka që kjo reformë të ndërtohet për qytetarët” tha Tabaku në një postim në rrjetet e saj sociale. Anëtarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative dhe Territoriale dhe deputete...
Burimi:
javanews.al