Arrestimi i bujshëm i Ermal Beqirajt/ Braho: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze

Arrestimi i bujshëm i Ermal Beqirajt/ Braho: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se arrestimi në Francë i Ermal Beqirajt ishte rezultat i një bashkëpunimi të koordinuar me autoritetet franceze dhe jo një veprim i rastësishëm. Gjatë një takimi me gazetarët, Braho bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme kishte qenë prej javësh në kontakt me autoritetet franceze, duke shkëmbyer informacione për vendndodhjen dhe aktivitetet e Beqirajt, përpara se ai të arrestohej. Sipas tij, pas marrjes së masës së sigurisë nga gjykata, SPAK ka ndjekur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ka dërguar letërporosi pranë autoriteteve franceze, të cilat çuan në ndalimin e tij. Ermal Beqiraj u arrestua në Francë në kuadër të hetimeve për dosjen “AKSHI”. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për disa vepra...