Amnistia Penale/ Balliu: Të ulet mosha e pensionit për policët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: I japim zgjidhje përfitimit financiar

Amnistia Penale/ Balliu: Të ulet mosha e pensionit për policët e burgjeve, Ministria e Drejtësisë: I japim zgjidhje përfitimit financiar

Pr.ligji për Amnistinë Penale ka qenë sërish në fokus të diskutimeve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Në fjalën e tij, deputeti demokrat Klevis Balliu parashtroi dy propozime që lidhen me përfitimin ushqimor mujor për policët e burgjeve dhe uljen e moshës së tyre të pensionit për shkak të vështirësisë së punës. Balliu kërkoi që mosha e pensionit për policët e burgjeve të ulet, duke argumentuar se ata përballen me punë të vështirë, rrezikshmëri dhe presion të madh, dhe disa humbasin jetën pak kohë pas daljes në pension. “Më informojnë që efektivë të policisë në burgje dalin njësoj në pension në moshën 65-vjeçare. Ka kërkesë prej tyre që të dalin më shpejt në pension pasi një pjesë e tyre humbin jetën shumë...