Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore
Nicholas Abbott ka deklaruar se çështja e “non gratës” për liderin e opozitës Sali Berisha në Mbretërinë e Bashkuar mbetet në fuqi, duke theksuar se ajo nuk është një çështje politike, por ligjore. Në një intervistë për emisionin “Off The Record” me Andrea Dangllin, ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh se statusi aktual mund të ndryshojë vetëm në rast të një sfide ligjore. A është “non grata” një çështje e mbyllur përfundimisht? “Në Mbretërinë e Bashkuar një çështje e tillë nuk është politike, është një çështje ligjore. Pra, për sa më përket mua, vetëm nëqoftëse mund të ketë ndonjë sfidë ligjore, do të mbetet si e tillë”, deklaroi ambasadori britanik. I pyetur nëse mund të ketë rishikime apo masa të ngjashme për politikanë të...
Burimi:
javanews.al