“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën
Pas kallëzimit në SPAK për financimin prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të Kanye Ëest, Partia Demokratike ka depozituar sërish sot një tjetër kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama në lidhje me “Albanian Files”. Në kallëzimin që mban firmën e kreut të grupit demokrat Gazment Bardhi, PD e akuzon kreun e qeverisë për “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, në formën e “grupit të strukturuar kriminal”, në lidhje me çështjen e quajtur “Albanian Files”. Sipas kallëzimit, libri “The Albanian Files – Freedom and Architecture” zbulon një skemë ku, sipas PD-së, Rama përzgjidhte studio ndërkombëtare arkitekture dhe i lidhte ato me investitorë shqiptarë, të cilët më pas përfitonin leje ndërtimi për projekte në Tiranë dhe zonat...
Burimi:
javanews.al