“Aeroporti i Vlorës do përfundojë sa më shpejt!” Karakaçi: 30 ditë afat kompanive të zgjidhin mosmarrëveshjet
enea karakaci TIRANË- Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, foli sot për aeroportin e Vlorës. Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Karakaçi deklaroi se ministria që ai drejton iu ka lënë 30 ditë afat kompanive kontraktore që po ndërtojnë aeroportin e Vlorës që të zgjidhnin mosmarrëveshjen tregtare mes tyre. Sa i përket avancimit të punimeve, sipas Karakaçit, aeroporti ka ecur mirë dhe do merren masat që të përfundojë sa më shpejt. “Aeroporti i Vlorës ka një mosmarrëveshje tregtare mes dy ortakëve. Ata janë ofruar vetë për të ndërtuar projektin. Ka një mosmarrëveshje tregtare që ka dhënë një imazh negativ sa i përket aeroportit. Ministria ka qenë e kujdesshme, por i kam dërguar një shkresë së fundmi ku i kam kërkuar që mosmarrëveshjet tregtare...
Burimi:
zeri.ai