‘Iku një koordinator i qeverisë me krimin, a kemi tjetër?’/ Bushkolaj: Ku e merrte fuqinë Agasi? Akuzat e Ahmetajt të sqarohen
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në SYRI TV, komentoi arrestimin e Ergys Agasit, i cili ishte shpallur në kërkim prej rreth tetë muajsh. Bushkolaj tha se arrestimi ngre pikëpyetje, veçanërisht për faktin se Agasi dyshohet se ka qëndruar në Shqipëri gjatë gjithë kësaj periudhe. Ai theksoi se profili i tij shkon përtej dosjes së Xibrakës, duke iu referuar edhe akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për lidhje mes Agasit, politikës dhe krimit të organizuar. Gazetari ngriti gjithashtu dyshime mbi funksionimin e strukturave ligjzbatuese dhe pretendoi se informacionet për vendndodhjen e Agasit kanë qenë të disponueshme. Sipas Bushkolajt, institucionet duhet të sqarojnë edhe pyetjen nëse lidhjet mes politikës dhe krimit të organizuar vazhdojnë ende. Ai kritikoi Policinë e Shtetit, prokuroritë dhe SPAK-un për mënyrën e trajtimit të...
Burimi:
syri.net