Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, i cili tha se përmes këtij projekti, që do të jetë autorstradë e kategorisë A, do të krijojë një lidhje të drejtpër drejtë veri-jug  dhe do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut  në një prej akseve më të ngarkuara të vendit, Tiranë-Durrës. “Autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti. Kemi përmbyllur sot detajet e fundit të projektit pas diskutimeve të gjata të zhvilluaera për mënyrën e lidhjes së këtij aksi me bypass e Tiranës. Tashmë ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe do të nis menjëherë procesin e shpronësimeve duke i hapur rrugë nisjes së punimeve brenda...