“Të presin këmbët dhe pastaj t’i numërojnë”, Haxhia: Ergys Agasi s’ka prekur financat publike!

“Të presin këmbët dhe pastaj t’i numërojnë”, Haxhia: Ergys Agasi s’ka prekur financat publike!

Avokati i biznesmenit Ergys Agasit, Maks Haxhia ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjte një takim me klientin e tij. Pas takimit, Haxhia në një prononcim për mediat tha se pala mbrojtëse do që të njihet me dosjen. Ai shton se Ergys Agasi nuk ka prekur financat publike, sepse nuk ka pasur funksion të tillë.Lexo edhe :Related Posts Haxhia nënvizon se duhet të ishin mblidhur prova dhe pastaj duhet të ishte marrë vendimi për arrestimin e biznesmenit. “Zhvillova një takim me klientin tim Ergys Agasi. Ne si palë mbrojtëse duam që të njihemi me dosjen. Duam të njihemi me dosjen, se pa e pasur atë, nuk kemi si të ngremë edhe pretendimet. I mbrojturi prej meje Agasi, pretendon dhe ky është fakt, se është jashtë...