Katër mijë euro në makinë/ Telefona dhe ora ‘Richard Mille’, që iu sekuestruan koordinatorit, Ergys Agasi

Katër mijë euro në makinë/ Telefona dhe ora ‘Richard Mille’, që iu sekuestruan koordinatorit, Ergys Agasi

Nga Elton Qyno – Syri.net Disa aparate telefonike “Iphone 17”, një sasi prej 4 mijë euro janë sekuestruar në automjetin tip “Audi”, ku u kap Ergys Agasi dhe ish-drejtori i policisë së Elbasanit, Uljan Shpataraku. Në sekuestro ka përfunduar dhe makina tip “Audi” dhe një orë ngjyrë e bardhë, e markës “Richard Mille” që besohet se kushton 300 mijë euro. Agasi në momentin e ndalimit nuk ka bërë asnjë rezistencë. Sipas Prokurorisë së Posaçme ndaj Ergys Agasit rëndojnë 7 akuza: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata...