Tiranë/ Plagosi me thikë dhe motosharrë administratorin e pallatit, arrestohet 35-vjeçari
Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me mjete prerëse (thikë dhe motosharrë) administratorin e pallatit ku banonte, pas një konflikti për linjën e ujit të pijshëm. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit të mëngjesit të sotëm, se në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndodhej i dëmtuar administratori i objektit, shtetasi F. G., 74 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u identifikua dhe u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar, shtetasi K. L., 35 vjeç, banor i këtij...
Burimi:
vizionplus.tv