Adriatik Lapaj shkon te protestuesit jashtë Kuvendit, ata e largojnë (VIDEO)

Adriatik Lapaj shkon te protestuesit jashtë Kuvendit, ata e largojnë (VIDEO)

pamje-lapaj ne proteste TIRANË- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është paraqitur mesditën e sotme në zonën përpara Kuvendit, ku po zhvillohet protesta e qytetarëve. Por, sapo është vënë re prania e tij, situata është tensionuar. Një pjesë e protestuesve nuk e kanë pranuar pjesëmarrjen e tij në tubim dhe i kanë kërkuar të largohet nga zona e protestës. Pas momenteve të tensionit, Lapaj është larguar nga sheshi përpara Kuvendit.