A e pyeti Ramën para se të depozitonte kallëzimin në SPAK? Ja si përgjigjet Balla
Seanca e radhës në GJKKO për dosjen “Partizani” është shoqëruar me diskutime të reja, ku në qendër të pyetjeve ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, e pyeti Ballën nëse kishte vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama për kallëzimin e bërë në lidhje me këtë çështje. “Jo fare, nuk e kam vënë,” u përgjigj Balla, duke theksuar se për asnjë kallëzim nuk ka marrë leje nga kryetari i partisë. Gjokutaj vijoi më tej duke e pyetur nëse kishte dijeni që Rama kishte firmosur për këtë çështje, duke aluduar për vendimmarrje të mëhershme lidhur me pronën. Balla u përgjigj se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë, duke shtuar se nuk kishte qenë...
Burimi:
sot.com.al