‘96% e fermave përjashtohen nga…’/ Vuksani: Skemat e bujqësisë të vonuara, nuk u shërbejnë fermerëve
Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokratike, Gjok Vuksani, në një intervistë për SYRI TV ka kritikuar skemat mbështetëse të qeverisë për bujqësinë, duke i cilësuar ato të vonuara, kontradiktore dhe jashtë standardeve të Bashkimit Evropian. Sipas Vuksanit, është hera e parë në 20 vitet e fundit që udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave për skemat mbështetëse publikohet në fund të muajit maj, çka sipas tij e bën pothuajse të pamundur aplikimin në kohë nga fermerët. Vuksani tha se qeveria po eksperimenton vazhdimisht me skemat mbështetëse, duke krijuar pasiguri tek fermerët. Ai iu referua edhe një studimi të FAO-s, sipas të cilit ndryshimet e shpeshta në politikat mbështetëse e bëjnë të paqartë për fermerët se çfarë kulturash duhet të...
Burimi:
syri.net