63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”
Ka nisur protesta e 63-të në Tiranë, ku qytetarë nga mbarë Shqipëria dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për t’iu bashkuar tubimit kundër qeverisë.Protestuesit kanë nisur grumbullimin në qendër të kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se kjo protestë do të ketë pjesëmarrje të gjerë edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Pas mbledhjes në sheshin “Skënderbej”, pritet që turma të marshojë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe selisë së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe do të përcillen mesazhet e organizatorëve.Kjo protestë vjen pas më shumë se dy muajsh tubime të përditshme në Tiranë. Pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe kanë përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të...
Burimi:
javanews.al