“4.2 mln euro…”/ Spahia, reagon për shpenzimet që po bën qeveria: Ja çfarë mund të blihet në shëndetësi me atë vlerë

“4.2 mln euro…”/ Spahia, reagon për shpenzimet që po bën qeveria: Ja çfarë mund të blihet në shëndetësi me atë vlerë

Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka komentuar shpenzimet që po bën qeveria shqiptare për koncertin e Kanye West. Spahia shkruan se, çfarë mund të blihet në shëndetësi me 4.2 milionë euroshin që po shpenzon qeveria për një eveniment privat. Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia: Çfarë mund të blihet në Shëndetësi me 4.2 Milionë Euro me të cilat qeveria Shqiptare paguan shfaqjen e Kanye West? ​Dy Akseleratorë Linearë (LINAC) për Radioterapi: Këto pajisje të fjalës së fundit kushtojnë rreth 1.5 deri në 2 milionë euro secila. Në Onkologjik, mungesa ose prishja e tyre do të thotë radhë vdekjeprurëse për pacientët me kancer. Këto dy pajisje do të mbulonin nevojat dhe do të eliminonin pritjen. ​Trajtim Jetëshpëtues Jashtë Shtetit për 50 – 80 Pacientë: Ndërhyrjet...