‘4.2 mln euro për koncert privat’, Xhixho nxjerr dokumentin: QSUT kërkon donacione për pajisje jetike
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në Facebook duke kritikuar qeverinë për prioritetet në përdorimin e fondeve publike. Sipas saj, ndërsa janë shpenzuar 4.2 milionë euro për një koncert privat, QSUT detyrohet t’u kërkojë qytetarëve donacione për pajisje jetike. Xhixho thekson se shqiptarët kanë nevojë për spitale të pajisura, mjekë të mbështetur dhe shërbim dinjitoz, duke shtuar se problemi nuk është mungesa e fondeve, por prioritetet e qeverisë, e cila, sipas saj, investon te spektakli dhe jo te shëndetësia. Postimi i plotë: 4.2 milionë euro për një koncert privat, ndërsa spitali më i madh universitar i vendit QSUT detyrohet t’u kërkojë qytetarëve donacione për pajisje jetike ( shihni dokumentin) . Ky është modeli i kësaj qeverie: miliona për propagandë e spektakël, ndërsa...
Burimi:
sot.com.al