31 nga 35 amendamentet e opozitës marrin mbështetjen e eurodeputetëve, Tabaku: Europa nuk pranon integrim fasadë
Pas miratimit me konsensus të 31 nga 35 amendamenteve të paraqitura nga opozita në rekomandimet përfundimtare të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Tabaku, njëherazi nënkryetare e Komitetit të Stabilizim-Asociimit, e cilësoi votimin e eurodeputetëve si një konfirmim të shqetësimeve të ngritura prej kohësh nga opozita mbi gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, ekonominë dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri. Sipas saj, amendamentet e miratuara tregojnë se procesi i integrimit europian është përdorur nga qeveria si mbulesë për miratimin e ligjeve që favorizojnë një pakicë të privilegjuar, në vend që të shërbejë për ndërtimin e standardeve europiane dhe demokratizimin e vendit. “Integrimi është trajtuar si noter i zullumeve të pushtetit, jo si instrument për demokratizimin e vendit”, shkruan Tabaku....
Burimi:
vizionplus.tv