Policia kërkon të dëbojë protestuesit që kaluan natën para Kryeministrisë, qytetarët në kor: Rama jepe dorëheqjen!

Policia kërkon të dëbojë protestuesit që kaluan natën para Kryeministrisë, qytetarët në kor: Rama jepe dorëheqjen!

Sfida që mijëra qytetarë i kanë bërë pushtetit nuk i ka pëlqyer aspak qeverisë dhe sidomos pas qëndresës dhe sakrificës së pazakontë, duke qëndruar të gjithë natën në bulevardin para Kryeministrisë së rrethuar. Mëngjesin e sotëm ka pasur momente tensioni për shkak se Policia është rikthyer në shesh dhe ka kërkuar largimin e qytetarëve, duke paralajmëruar edhe marrjen e masave. Tensionet janë shënuar para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit që kaluan natën në shesh u përballën me thirrjet e Policisë për të liruar rrugën dhe për t’u larguar nga zona. Përmes megafonit, efektivët e Policisë u bënë thirrje qytetarëve të zhbllokojnë qarkullimin, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerren masa sipas ligjit. “Nëse rruga nuk lirohet, policia do të marrë masa”, dëgjohej në...