“Oligarkët blenë tokat, sepse e dinin paraprakisht se..”/’Albanian Files’,Tela: Shqipëria laborator kullash e resortesh

“Oligarkët blenë tokat, sepse e dinin paraprakisht se..”/’Albanian Files’,Tela: Shqipëria laborator kullash e resortesh

Gazetari Andi Tela, i ftuar në nje emision televiziv, ngriti dyshime të forta mbi mënyrën se si është zhvilluar strategjia e ndërtimit në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit, duke e cilësuar vendin si një eksperiment gjigant urbanistik që ka shtrirë kullat dhe resortet nga Tirana deri në skajet më të largëta të vijës bregdetare. Sipas Telës, ideja për transformimin e Shqipërisë përmes kullave nuk është një zhvillim i rastësishëm apo i kohëve të fundit, por një projekt që e ka zanafillën vite më parë. Sipas tij, ndërtuesve të mëdhenj në Tiranë u është kërkuar prej kohësh të bashkëpunojnë me studio të huaja arkitekturore për të siguruar miratimin e projekteve. Ai ndaloi veçanërisht te rasti i Zvërnecit, duke e konsideruar atë si një nga shembujt...