“Një tjetër gjë e ulët që nxjerr qeveria”/ Sulmet ndaj Dritan Goxhajt, analisti: Propagandë antikombëtare
Analisti Fitim Zekthi ka kritikuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si, sipas tij, po përpiqen të diskreditojnë protestën masive qytetare. Në një reagim publik, Zekthi ndalet te sulmet ndaj Dritan Goxhajt, i cili lexoi kërkesat e protestuesve, duke e cilësuar të papranueshme përpjekjen për ta paraqitur atë si mbështetës të interesave iraniane. Sipas Zekthit, Goxhaj është një ish-luftëtar i UÇK-së që ka marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe qëndrimet e tij mbi zhvillimet ndërkombëtare nuk mund të përdoren për ta etiketuar politikisht. Ai kritikon gjithashtu pretendimet se protesta ka frymë antisemitiste apo qëndrime kundër Izraelit, duke i cilësuar këto akuza si të pavërteta dhe të dëmshme për imazhin e Shqipërisë. Sipas tij, pjesëmarrësit në protestë përfaqësojnë shtresa dhe...
Burimi:
sot.com.al