Zjarr i përmasave të mëdha në Hekal, 10 hektarë nën “pushtetin” e flakëve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “Qafa e Vidhit”. Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse të Ballshit, Patosit, Roskovecit e Albpetrolit të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Burimi:
vizionplus.tv