Sharka: Rama e ka kthyer pushtetin vendor në shtojcë të qeverisë, shkrirja e bashkive është alibi
I ftuar në edicionin informativ të Syri Tv, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokratike, Eduart Sharka, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka cenuar rëndë autonominë e pushtetit vendor, duke i kthyer bashkitë në një shtojcë të qeverisë qendrore.Ai theksoi se problemi i pushtetit vendor në Shqipëri nuk është numri apo madhësia e bashkive, por centralizimi i vendimmarrjes dhe mungesa e pavarësisë së tyre gjatë viteve të qeverisjes socialiste.Sharka u shpreh se nisma për shkrirjen e disa bashkive nuk mbështetet në analiza serioze, statistika apo prova konkrete dhe është hartuar pa u konsultuar me komunitetet që preken drejtpërdrejt. Ai argumentoi se borxhet dhe vështirësitë financiare të disa bashkive nuk lidhen me përmasat e tyre, por me keqadministrimin, mungesën e kontrollit institucional dhe dështimin e qeverisë...
Burimi:
syri.net