“PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën”/ Protestuesi, zbulon prapaskenat nga protesta: Deputetë…

“PS po çahet nga brenda, revolta popullore po trondit Ramën”/ Protestuesi, zbulon prapaskenat nga protesta: Deputetë…

Protestuesi Erikleo Çepa, i ftuar në nje studio televizive, ka folur lidhur me revoltën që vijon prej më shumë se 60 ditësh, ndërsa ditën e sotme shënohet protesta e 65-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Gjatë fjalës së tij, Çepa u ndal te ndikimi që kjo lëvizje e gjatë ka pasur në skenën politike, duke theksuar se frika dhe mosbesimi janë instaluar brenda radhëve të politikës. Sipas tij, ka pasur informacione se disa deputetë të PS po përgatisin deklarata për t’u shpallur të pavarur, duke ndjekur shembullin e Marjana Koçekut, ndërsa nuk përjashtohen as dorëheqjet apo përplasjet e forta të brendshme. “Protesta ka ngjallur një frikë te politika, kanë një mosbesim te njëri-tjetri. Ca deputetë po përgatisin deklarata për të dalë...