Protestat masive në Shqipëri/ Partia Demokratike Evropiane mbështet revoltën në Tiranë: As vapa e verës nuk i…

Protestat masive në Shqipëri/ Partia Demokratike Evropiane mbështet revoltën në Tiranë: As vapa e verës nuk i…

Vala e protestave masive në Shqipëri vijon të marrë një jehonë ndërkombëtare, teksa Partia Demokratike Evropiane ka lëshuar një tjetër reagim të fortë në mbështetje të qytetarëve që prej muajsh tashmë zbresin në shesh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate publike, kjo forcë politike evropiane vë në dukje qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të protestuesve, të cilët mbushën sërish bulevardin kryesor në atë që shënon ditën e 64-të radhazi të protestës. Sipas tyre, as vapa përvëluese e verës, as pushimet dhe as lodhja nuk kanë mundur të zbehin apo të rrallojnë turmën e qytetarëve. Në reagim theksohet se kërkesat e shqiptarëve janë të qarta dhe thelbësore për të ardhmen e vendit: institucione të pastra, mbrojtje e vijës bregdetare dhe një klasë politike që jep...