“Ne jemi bashkë”/Nis protesta studentore në sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të studentëve shqiptarë në RMV:O sa mirë..
Ka nisur pasditen e sotme rreth orës 17:00 protesta me moton “Shqiptaria është me Shkupin” thirrur nga të rinjtë shqiptarë në sheshin “Skënderbej” të cilët po ngrenë zërin që studentët në Maqedoninë e Veriut të fitojnë të drejtën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Dhjetëra të rinj e jo vetëm, kanë dalë pasditen e kësaj të enjte në shesh, e teksa në duar mbajnë pankarta ku shkruhet “Ne jemi bashkë” ata janë dëgjuar duke brohoritur: O sa mirë më qenë shqiptarë. Protesta e sotme vjen vetëm pas ditë nga tubimi i organizuar nga të rinjtë shqiptarë në Shkup, ku qindra studentë ngritën zërin e tyre duke kërkuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare, gjuhën shqipe. Po ashtu këta të fundit kanë...
Burimi:
sot.com.al