Qëndrimi/ Reali ultimatum Viniciusit: prano kushtet ose largohu!
Real Madrid ka marrë një qëndrim të prerë në negociatat për rinovimin e kontratës së Vinicius Junior, duke i bërë të qartë brazilianit se nuk do të përmirësojë ofertën financiare. Zyrtarët e klubit madrilen i kanë komunikuar lojtarit mesazhin: “Merre ose lëre”, duke nënvizuar se oferta aktuale është përfundimtare dhe nuk do të ketë një propozim më të lartë. Tani vendimi i takon vetë Vinicius Junior, i cili duhet të zgjedhë nëse do të pranojë kushtet e ofruara nga Real Madridi apo do të shqyrtojë opsione të tjera për të ardhmen e tij. Situata e sulmuesit brazilian ka qenë një nga temat më të diskutuara të merkatos së verës, ndërsa interesimi i disa klubeve të mëdha evropiane dhe nga Lindja e Mesme ka shtuar spekulimet...
Burimi:
sot.com.al