Jetesë më e lirë dhe klimë mesdhetare/ Forbes rekomandon Shqipërinë për pensionistët e SHBA-së

Jetesë më e lirë dhe klimë mesdhetare/ Forbes rekomandon Shqipërinë për pensionistët e SHBA-së

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare si një destinacion tërheqës për pensionistët që kërkojnë të jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara. Revista prestigjioze Forbes e ka përfshirë vendin tonë në listën e destinacioneve të rekomanduara për vitin 2026, duke e renditur mes alternativave më të favorshme për ata që synojnë një jetë më të përballueshme dhe me cilësi të mirë. Në analizën e publikuar, Forbes ka shqyrtuar 24 shtete dhe 96 destinacione të ndryshme, ku Shqipëria zë vend mes vendeve që ofrojnë kushte të përshtatshme për pensionistët amerikanë. Vlerësimi është bazuar në një sërë kriteresh, si kostoja e jetesës, cilësia e shërbimeve, sistemi shëndetësor, komoditetet, rreziku klimatik dhe mikpritja ndaj të huajve. Revista veçon si destinacionet më tërheqëse në Shqipëri Tiranën,...