6 orë betejë me mjete rrethanore me flakët në Gjirokastër

6 orë betejë me mjete rrethanore me flakët në Gjirokastër

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, që përfshiu mbrëmjen e së premtes zonën mes fshatrave Asim Zeneli, Antigone dhe Saraqinisht, u vu nën kontroll vetëm pas rreth gjashtë orësh pune intensive nga forcat e MZSH Gjirokastër.  Alarmi u dha në orën 22:50, ndërsa terreni i vështirë, i mbuluar me shkurre, bar të thatë dhe bimësi të dendur, e bëri të vështirë ndërhyrjen e efektivëve për shkak edhe të mungesës së mjete për fikjen e zjarreve. Në operacion morën pjesë zjarrfikësit e MZSH Gjirokastër, forca me kontratë të përkohshme, si edhe vullnetarë të Bashkisë. Pas një operacioni që zgjati deri në orën 04:45 të mëngjesit, flakët u shuan plotësisht. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me barishte dhe shkurre.