Vapa nuk tërhiqet! Shqipëria përvëlohet sërish, temperaturat ngjiten deri në 38°C
Ditën e sotme vendi do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta. Masat ajrore të nxehta vijojnë të dominojnë territorin, duke bërë që në shumë zona termometri t’i afrohet sërish 37-38 gradë Celsius. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga 18 deri në 24°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë 38°C me vlerat më të larta në zonat e ulëta dhe në brendësi të vendit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, ndërsa deti do të jetë i qetë me valëzim të ulët.
Burimi:
ntv.al