Protestat kundër Ramës/ Tre veliera me aktivistë nisen nga Italia drejt Shqipërisë në mbështetje të “Revolucionit të Flamingove”
Tre varka me vela janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Brindisi drejt Shqipërisë, në kuadër të një nisme solidariteti me protestat në Shqipëri, lëvizja qytetare që prej më shumë se 80 ditësh po zhvillon protesta në qytete të ndryshme shqiptare. Anijet, pjesë e Global Sumud Flotilla, u nisën rreth orës 22:00 nga Brindisi, me destinacion ishullin e mbrojtur të Sazanit, ndërsa në bord ndodhen aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria. Sipas organizatorëve, nisma synon të shprehë solidaritet mes dy brigjeve të Adriatikut dhe të mbështesë protestat qytetare në Shqipëri. Në ekuipazh ndodhet gjithashtu studentja e Universitetit të Bolonjës, Klea Meksi, e cila, është fëmijë i prindërve shqiptarë që mbërritën në Itali me anijen “Vlora” më 8 gusht 1991. Lëvizja “Revolucioni i...
Burimi:
gijotina.com