Vrasja e turistit në Ksamil, flasin miqtë e 20-vjeçarit: Sokrat Vata po ngacmonte një grua. Luis Mendes ndërhyri për të qetësuar situatën, por …

Vrasja e turistit në Ksamil, flasin miqtë e 20-vjeçarit: Sokrat Vata po ngacmonte një grua. Luis Mendes ndërhyri për të qetësuar situatën, por …

Miqtë e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të së martës në Ksamil, kanë dhënë dëshmi në polici lidhur me dinamikën e ngjarjes. Të rinjtë janë marrë në pyetje nga policia gjatë pasdites të së enjtes dhe kanë deklaruar se Mendes kishte ndërhyrë pasi kishte parë një grua duke u ngacmuar në rrugë. Sipas miqve, Mendes ishte personi i parë nga grupi që tentoi të ndalonte situatën. Ata kanë pretenduar gjithashtu se Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen, ishte pjesë e grupit që po ngacmonte gruan. Pas përplasjes së parë verbale, debati mes dy grupeve vijoi deri në hyrjen e një resort në Ksamil. Sipas dyshimeve të policisë, pikërisht aty ka...