Mblidhet sërish Këshilli Kombëtar i PD-së, priten emra të rinj dhe lëvizje të forta në strukturat drejtuese
Partia Demokratike do të mbledhë javën e ardhshme Këshillin Kombëtar, ku do të zgjidhen nënkryetarët dhe sekretarët e partisë. Sipas informacioneve, në strukturat drejtuese të PD-së pritet të ketë lëvizje të forta dhe emra të rinj. Lajmin për mbledhjen e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së e bëri të ditur vetë kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale bëri me dije se në mbledhjet e radhës të Këshillit do të nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale. “Gjysmën e dytë të javës që vjen, ishte planifikuar gjysmën e parë por unë duhet të udhëtoj drejt Brukselit dhe prandaj është caktuar për gjysmën e dytë. Shumë shpejt do të nisë dhe përgatitja për zgjedhjet lokale”, u shpreh Berisha. Këshilli Kombëtar i PD-së...
Burimi:
sot.com.al