Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

Zjarri vijon të djegë pyjet e Tërbunit në Pukë, era favorizon flakët! Aksion nga toka dhe ajri, hetime dhe për akt të qëllimshëm

Zjarri i madh në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë nuk ka ndalur ende. Vijon të jetë aktive vatra, ashtu sikurse edhe aksioni nga toka dhe ajri, edhe pse terreni është i vështirë. Zjarri i shfaqur dje në sipërfaqet pyjore të Tërbunit sipas autoriteteve po vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin. Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë. Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme.