Zjarri vijon/ Ndalohet qarkullimi i makinave tek Mbikalimi i Shkozetit! Shikoni pamjet

Zjarri vijon/ Ndalohet qarkullimi i makinave tek Mbikalimi i Shkozetit! Shikoni pamjet

Për shkak të zjarrit të rënë në zonën e Shkozetit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazën e qytetit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor "Martin Camaj", në drejtim të Plepave, si dhe në segmentin rrugor Kavajë-Durrës. Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në normalizimin e situatës.