Zjarr në kodrat e Shtërmenit në Elbasan

Zjarr në kodrat e Shtërmenit në Elbasan

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi. Për neutralizimin e flakëve u angazhuan 21 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të forcave lokale mbërritën edhe ekipet nga bashkitë Elbasan, Gramsh dhe Belsh. Sipas autoriteteve vendore, ndërhyrja e koordinuar e ekipeve bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit pas disa orësh luftë intensive me flakët.