Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) të Fierit kanë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme urdhër-arrestin për Bledar Çunin, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar për ngjarjen e rëndë të regjistruar në muajin dhjetor 2025 në Durrës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri i riu Fabion Kuçi, i njohur si personazh i rrjetit social “Tik-Tok” me nofkën “Guçi”. Arrestimi në Berat gjatë festës familjare Sipas informacioneve nga gazetari Elton Qyno, policia kriminale e Durrësit dhe ajo e Beratit kishin siguruar informacion në rrugë operative se 35-vjeçari ndodhej në qytetin e Beratit. Çuni kishte udhëtuar atje për të marrë pjesë në një festë familjare dhe shoqërore të organizuar për zbulimin e gjinisë së fëmijës së bashkëshortes së tij. Pas përfundimit të festës në ambientet e...